Në mungesë të parave, Kuba i propozon Pragës rimbursimin e borxhit me… rum!

Në mungesë të parave, Kuba i propozon Pragës rimbursimin e borxhit me… rum!

10:55, 17/12/2016
A+ Aa A-

Në mungesë të parave “cash”, Kuba i propozoi Republikës Çeke për t’i rimbursuar borxhin me mallra, duke përfshirë pije alkolike si rum, bëri të ditur Ministria çeke e Financave.

“Pala kubane prezantoi një listë të lëndëve të para duke përfshirë disa marka të rumit”, sipas një deklarate të siguruar nga media.

Mediat çeke vlerësuan borxhin kuban me rreth 7 miliardë koronë (260 milionë euro) por sipas Ministrisë shuma e përgjithshme nuk është përfundimtare, ndërsa vazhdojnë bisedimet në lidhje me vlerën dhe rimbursimin e borxhit, të nisura në fund të vitit të kaluar.

Borxhi është trashëguar kryesisht nga shkëmbimet tregtare mes Kubës dhe Çekosllovakisë, që në 1993 u nda në Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco