Spektakolare: Kosta Rika e para në botë që furnizohet plotësisht me energji të rinovueshme

Spektakolare: Kosta Rika e para në botë që furnizohet plotësisht me energji të rinovueshme

10:31, 17/12/2016
A+ Aa A-

Kosta Rika ka mundësuar mbarëvajtjen e  rrjetin kombëtar të energjisë elektrike vetëm nëpërmjet  energjisë së rinovueshme për dy muaj rresht, sipas një raporti të ri.

Kjo është hera e dytë që ky shtet në Amerikën Qendrore, i cili strehon pesë milionë njerëz, ka mundësuar furnizimin e energjisë elektrike vetëm më burimet e rinovueshme . Vitin e kaluar vendi nuk ka përdorur asnjë lëndëve djegëse, për plot 285 ditë

Arritja tregon se shtetet, sidomos një vend i vogël,  mund të mos mbështetet në lëndët djegëse gjatë gjithë vitit, shkruan “The Independent”.

Më shumë se 80 për qind të energjisë elektrike gjatë muajit gusht u sigurua nga energjia hidroelektrike. Geotermalet era dhe energjia diellore ‘kontribuan’ në pjesën e mbetur.

Turbinat e erës kontribuan me 7 për qind të fuqisë elektrike të kombit , gjeotermalet me 13 % dhe energjia solare me vetëm 0.01 për qind. /SYRI.net – The Independent/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco