Dyfishohet shpërblimi: SHBA-ja ofron 25 milionë dollarë për 'kokën' e al-Baghdadit

Dyfishohet shpërblimi: SHBA-ja ofron 25 milionë dollarë për 'kokën' e al-Baghdadit

08:12, 17/12/2016
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë rritur shpërblimin me më shumë sesa dyfishi i atij të mëparshëm, për këdo që ofron informacione mbi udhëheqësin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Plot 25 milionë dollarë do të jetë tashmë shpërblimi për atë që do të ndihmonte me vendndodhjen, arrestimin apo dënimin e kreut të grupit xhihadist.Programi i shpërblimeve për Drejtësi në Departamentin e Shtetit kishte ofruar më herët 10 milionë dollarë për informacionet që do të çonin tek al-Baghdadi, një shumë e publikuar në tetor të vitit 2011. Rritja e kësaj shume u njoftua përmes një deklarate gjatë kësaj të premteje.

Baghdadi, një shtetas irakian emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim al-Samarrai, e deklaroi veten si kalifin e territorit të gjerë të pushtuar në Irak dhe Siri rreth dy vite më parë. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet ende, shkruan "International Business Times".

Raportime të ndryshme thonë se ai mund të gjendet në qytetin irakian të kontrolluar prej Shtetit Islamik, Mosul, apo në territorin e kontrolluar prej xhihadistëve në perëndim të qytetit, shumë pranë kufirit me Sirinë, transmeton Tch.

Zyrtarë kurdë besojnë se rritja e presionit, si pasojë e sulmeve ushtarake të koalicionit në Mosul, po detyron Baghdadin dhe krerë të tjerë të lartë të grupit islamik të zhvendosen sa në një vend në tjetrin, në përpjekje për t’u fshehur. /SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco