Putin nga Japonia: Suksesi i forcave siriane, lejon popullin të vazhdojë jetë e zakonshme

Putin nga Japonia: Suksesi i forcave siriane, lejon popullin të vazhdojë jetë e zakonshme

01:31, 17/12/2016
A+ Aa A-

Presidenti Rus, Vladimir Putin, në një konferencë për shtyp në Japoni tha për gazetarët se “një armëpushim i vendosur në mbarë vendin është hapi tjetër për të rivendosur paqen në Siri, pas rimarrjes së Aleppo në veri të vendit”.

Regjimi sirian është në prag të rimarrjes së gjithë qytetit të Aleppos, i cili është pjesërisht i mbajtur nga rebelët për më shumë se katër vjet.

Ndërsa burimet CNN thonë se pjesët lindore të qytetit janë ende nën kontrollin e rebelëve, regjimi ka bërë fitime të gjera në dy javët e fundit.

Deri në 9,000 persona tashmë janë marrë nga qyteti i ngujuar në nëntë karvanët që prej të enjtes, duke përfshirë 108 të plagosur, sipas mediave shtetërore ruse dhe siriane. Të premten, televizioni shtetëror sirian njoftoi se evakuimi është pezulluar.

"Forcat siriane kanë arritur sukses  për të lejuar që populli sirian të vazhdojnë jetën e tyre të zakonshme dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, hapi tjetër është një marrëveshje në lidhje me ndalimin e të gjitha luftimeve”, shtoi aleati më i rëndësishëm i Bashar Al Assad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco