‘Provoni akuzat, ose heshtni’, Rusia sfidon SHBA

‘Provoni akuzat, ose heshtni’, Rusia sfidon SHBA

23:44, 16/12/2016
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së akuzuari Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ose ta provojnë këtë akuzë.

Kështu është kundërpërgjigjur zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, këtë të premte, pas deklaratave të presidentit amerikan Obama, i cili tha se “Rusia ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore amerikane dhe është përgjegjës se ka hakuar Partinë Demokratike”.

Dmitry Peskov u shpreh se ishte e “papranueshme” që Shtetet e Bashkuara të akuzojnë “pa baza” Rusinë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore amerikane, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.

“Ata, ose duhet të ndalen së foluri në lidhje me këtë, ose të paktën të japin disa prova. Përndryshe, gjithçka duket e pahijshme”, raportohet të ketë thënë Peskov në lidhje me akuzat e fundit nga Shtëpia e Bardhë, se Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco