Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Shpërthimi kamikaz në stadiumin e Stambollit, Ministri i Brendshëm turk: 27 të vdekur janë policë

Shpërthimi kamikaz në stadiumin e Stambollit, Ministri i Brendshëm turk: 27 të vdekur janë policë

03:06, 11/12/2016
A+ Aa A-

Pas  shpërthimit të fuqishëm në stadiumit Vodafone Arena në Stamboll, ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu deklaroi se 29 viktimat e regjistruar deri më tani janë të gjithë policë. Gjithashtu ai është shprehur se 23 persona janë në gjendje të rëndë.

“Ne shprehim keqardhje për kombin tonë dhe na djeg, na dhemb në shpirt. Pas këtyre dy shpërthime në këtë moment ne kemi 29 dëshmorë."

Ai iu referua Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe tha: "Një shef i policisë, një komisar dhe një total prej 27 policësh dhe 2 civilësh. 166 të plagosur janë identifikuar deri më tani. Disa të plagosur; 23 prej tyre janë në gjendje të rëndë, 17 janë në kujdes të veçantë ndërsa 6 janë në operacion”, u shpreh ministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco