Erdogan flet për sulmet në Stamboll

Erdogan flet për sulmet në Stamboll

00:18, 11/12/2016
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena”, që ka lënë së paku 15 të vdekur dhe 69 persona të lënduar, ndërsa raportohet se shumë prej të plagosurve janë policë.

Presidenti Recepp Tayip Erdogan ka folur për ngjarjen. “Sot është organizuar një sulm terrorist, pas ndeshjes mes Besiktasit dhe Bursasporit. Sot kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë. Këto sulme po vijnë prej ISIS-it, organizatës FETO dhe terroristëve të PKK-së. Ne nuk do të përkulemi edhe para shteteve që i përkrahin këta terroristë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre. Ngushëllime dëshmorëve dhe shërim të lënduarve”, tha ish-Kryeministri Turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco