VIDEO/ Shpërthimi tragjik në Stamboll, të paktën 15 persona kanë vdekur

VIDEO/ Shpërthimi tragjik në Stamboll, të paktën 15 persona kanë vdekur

22:37, 10/12/2016
A+ Aa A-

 “Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë”, shkruan Reuters.

Pak minuta me parë, ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist.

 “Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena”, që ka lënë së paku 69 persona të lënduar, ndërsa raportohet se shumë prej të lënduarve janë policë.


Momentet e shperthimit ne Stamboll by news-al


Dy shperthime trondisin Stambollin by news-al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco