VIDEO/ Kush është sekretari i ri i Shtetit në SHBA dhe lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putin

VIDEO/ Kush është sekretari i ri i Shtetit në SHBA dhe lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putin

20:57, 10/12/2016
A+ Aa A-

Shefi ekzekutiv i kompanisë Exxon Mobil, Rex Tillerson, kompania e të cilit ka interesa të gjëra për shpime në Rusi, besohet se do të emërohet si sekretar i ri i Shtetit të SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mbrëmjen e sotme mediat në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia Reuters, Daily Mail dhe e përditshmja amerikane, Ëall Street Journal, kanë cituar ndihmës të lartë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, që kanë thënë se tani favorizohet Tillerson pasi do të ishte “një kthesë” meqë për të parën herë, do ta sillte përvojën e një ekzekutivi të një korporate në postin më të lartë diplomatik.

Rex Tillerson është bërë i njohur nëpërmjet biznesit të Exxonit me Rusinë në fushën e energjisë, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nderuar atë me medalen e Urdhërit të Miqësisë në vitin 2013, për atë që Kremlini e ka cilësuar si “kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në karburant dhe sektorin e energjisë”.

Deri më tani është folur për për nominimin e Tillerson, kandidati tjetër për këtë post, Rudolph Giuliani, ka shpallur se tërhiqet nga kjo kandidaturë.

Donald Trump është takuar me Rex Tillersonin më 6 dhjetor dhe ndoshta gjatë fundjavës do të bisedoj përsëri me të, kanë thënë ndihmësit e afërt të zotit Trump.

Por, sipas tyre, derisa Tillerson është tash favorit për postin e sekretarit amerikan të shtetit, edhe kandidatët e tjerë mbesin aktualë, përfshirë të nominuarin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney, ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, senatori Bob Corker, dhe gjenerali i pensionuar, James Stavridis.


Sekretari i ri i shteti ne SHBA by news-al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco