Surpriza në SHBA, shefi i Exxon Mobile zgjidhet Sekretari i ri i Shtetit

Surpriza në SHBA, shefi i Exxon Mobile zgjidhet Sekretari i ri i Shtetit

19:59, 10/12/2016
A+ Aa A-

Sipas dy zyrtarëve të ekipit të tranzicionit, presidenti i kompanisë Exxon Mobile, Rex Tillerson ka dalë në krye të listës së kandidatëve për postin e Sekretarit të Shtetit.

Tillerson i bashkohet ish kritikut të Trump dhe kandidatit presidencial të vitit 2012, Mitt Romney si pretendentët kryesor për postin më të lartë diplomatik të vendit.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudolph Giuliani u tërhoq nga konsiderata për postin të premten duke cituar plane për t’u kthyer në sektorin privat.

Tillerson, shefi ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha në botë, ka përvojë ndërkombëtare biznesi, përfshi Rusinë.

Përfshirja e tij me Rusinë dhe lidhjet personale me presidentin Vladimir Putin, ka të ngjarë të tërheq një shqyrtim të hollësishëm gjatë seancës së konfirmimit në senat.

Tillerson u takua privatisht me presidentin e zgjedhur të martën, pas rekomandimeve nga ish Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates.

Një zyrtar i ekipit të tranzicionit tha se Trump është i impresionuar nga stili dhe eksperienca e Tillerson.

Pretendentë të tjerë për postin e sekretarit të Shtetit përfshijnë ish ambasadorin në Kombet e Bashkuara John Bolton, ish kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Corker, ish kreu i kompanisë Ford Alan Mulally dhe admiral në pension i marinës James Stavridis. /VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco