Kriza politike, presidenti italian mbyll konsultimet me partitë, pritet formimi i një qeverie kombëtare

Kriza politike, presidenti italian mbyll konsultimet me partitë, pritet formimi i një qeverie kombëtare

18:33, 10/12/2016
A+ Aa A-

Presidenti italian Sergio Mattarella çeli për të tretën ditë radhazi konsultimet, për zgjidhjen e krizës pas dorëheqjes së Kryeministrit Renzi. Këtë të shtunë para presidentit u paraqitën Partia Demokratike e Matteo Renzit, Forza Italia e Silvio Berlusconit dhe Lëvizja 5 Yjet e Beppe Grillos.

Në mesditë Partia e Qendrës së Djathtë e Ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano u takua me Kreun e Shtetit. Pas takimit, ai tha për mediat se forca e tij politike preferon një kabinet Renzi 2, ndërsa mbështet mundësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse, me të gjithë aktorët politikë.

I duhet dhënë fund menjëherë kësaj situate, që të fillojë puna për rishikimin e kodit zgjedhor, pa pritur verdiktin e gjykatës më 24 janar, nënvizoi Alfano. Hipotezën për një qeveri Renzi 2 e kanë mbështetur edhe grupe të tjera parlamentare.

Një tjetër emër i përmendur për të marrë drejtimin e qeverisë është Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, por grupi parlamentar i “Të Majtës Italiane”, këmbëngul se nuk mund të ketë një ekzekutiv të drejtur nga Gentiloni, duke theksur se nevojitet një alternativë e re.

Forcat kryesore politike italiane u takuan me Matarelën këtë pasdite. Në orën 16:00 ishte rradha e delegacionit të Forza Italias, të Berlusconit. Një orë më pas, në 17:00 presidenti u takua me Lëvizjen 5 yjet, duke mbyllur konsultimet me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. / Tv Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco