CDU-ja bëhet konservatore, paksa!

CDU-ja bëhet konservatore, paksa!

10:16, 10/12/2016
A+ Aa A-

"Ju duhet të më ndihmoni!", i bëri thirrje Angela Merkel CDU-së në kongres nisur nga viti elektoral 2017. Ky kongres Ishte një sprovë e vogël, që mundësoi të shohësh thellë në brendësinë e partisë, mendon Volker Wagener.

The Deutsche Welle

Lajmi i mirë së pari: brenda CDU-së ende mund të debatohet - të paktën në një kongres partie. Kështu duhet të jetë parimisht, por tek kristiandemokratët ky është një përjashtim. Sepse CDU-ja është një familje politike e organizuar vertikalisht: direktivat e kryesisë së partisë në përgjithësi thjeshtë miratohen nga të deleguarit. Debat në tribunën e hapur bëjnë ekologjistët, e socialdemokratët. Por jo pasardhësit e zellshëm të Adenauer-it dhe Kohl-it.

Kësaj here ishte ndryshe: papritur një frymë luftarake lidhur me propozimin C28.  Bëhej fjalë nëse duhet të vazhdojë të jetë në fuqi klauzola për nështetësinë e dyfishtë. Kjo pikë u kthye në një showdown mes kryesisë së partisë dhe një pjese nga baza. Kryesia e partisë u tërhoq. Një rast i qartë i mosbindjes së papritur kundrejt Angela Merkel-it, ministrit të Brendshëm Thomas de Maizière dhe sekretarit të përgjithshëm Peter Tauber.

Të fitosh pikë me politikë simbolike

Kjo shpreh  dëshirën e brendshme të partisë për t'u bërë sërish më konsrvatore. Por si i bëhet me Merkel-in, personifikimi i mesit politik? Ka ende shans që me të në krye të ftiohen zgjedhjet, por në avancimin e mëtejshëm në drejt modernes urbane nuk duan më të marrin pjesë të gjithë. Një mazhorancë - edhe pse e vogël - u iu kundërvu Merkel-it duke e vënë në pikëpyetje kompromisin e dy nënshtetësisë arritur vetëm para dy viteve me socialdemokratët, partner në koalicionin qeverisë.

Shpallja e luftës për nënshtetësinë e dyfishtë nuk është ndonjë temë politike dosido, me të cilën një pjesë e partisë vihet në kërkim të profilit të humbur konservator. Në Esen delegatët shqyrtuan mbi një duzinë propozimesh, të cilat së bashku kanë një qëllim: ashpërsimin e ligjeve për të huajt dhe atyre të sigurisë. Ata që i parashtruan propozimet ishin shumica nga unioni i të rinjve, që tani po pozicionohet qartazi djathtas krahas partisë amë. S'ka diskutim, që CDU-ja sërish e identifikon sigurinë e brendëshme si temë që e parashtron qysh tani si çështje të luftës elektorale 2017.  Një temë që do të polarizojë fushatën elektorale.

[Wagener Volker Kommentarbild App]

Volker Wagener

Kjo për arsyen, se nënshtetësia e dyfishtë është prej kohësh një temë e nxehtë në CDU. Në landin e Hesenit CDU-ja madje më 1999 me këtë temë i fitoi zgjedhjet parlamentare dhe Roland Koch u bë kryeministër. Të jesh konservator, thuhej asokohe kundër praktikës së dy pasaportave. Rizbulimi i kësaj teme emocionale në kohën e AFD-së (Alternativa për Gjermaninë) ka vlerë të lartë simbolike - por jo më shumë  se kaq. Vullneti i të deleguarve në Esen nuk mund të realizohet. E me kë? Partia socialdemokrate ndonëse është e indinjuar me "goditjen ndaj nënshtetësisë së dyfishtë", gëzohet fshehurazi, që më në fund ajo mund të ketë një përkufizim të qartë përmbajtësor. E qartë është, se vitin e ardhsëm fushata elektorale nuk do të jetë aspak komode. 

Lufta e kampeve tashmë ka nisur

Përkundrazi, të gjitha shenjat flasin për një luftë elektorale kampesh. Sepse qysh tani Angela Merkel e ka nxitur atë në vendin e vet, e tani kjo po nxitet edhe më shumë. Kongresi i partisë ende nuk kish përfunduar, kur ajo i injoroi rebelët ndaj nënshtetësisë së dyfishtë. Ajo e konsideron vendimin të gabuar dhe nuk do ta anullojë kompromisin me socialdemokratët - kështu u shpreh ajo para kamerave menjëherë pas kongresit. Të deleguarit nuk kishin dëgjuar asnjë fjalë për këtë gjatë fjalimit të saj përmbyllës prej tetë minutash. Ajo u uroi atyre një rrugë të mbarë. Kështu pra sillesh, kur kundërshtarët i ke brenda radhëve! Asnjë dyshim, në CDU po zien lidhur me programin - këtë e bëri të qartë kongresi në Esen. Kursi i Merkelit për modernizimin në drejtim të mesit nuk është më i padiskutueshëm. Kjo është një shije paraprake e asaj çfarë e pret Merkelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco