FOTO/ Shpërthen një tren në Bullgari, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

FOTO/ Shpërthen një tren në Bullgari, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

09:40, 10/12/2016
A+ Aa A-

Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pasi një tren shpërtheu në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin verilindor bullgar, Hitrino, rreth orës 05.30 minuta me orën lokale,  ku treni i ngarkuar me propan-butan ka dalë nga shinat para se të shpërthente në flakë.

Image

Shefi i departamentit lokal të zjarrit, Nikolai Nikolov ka thënë se të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, duke pësuar lëndime të shumta si pasojë e flakëve dhe përplasjes.

Ekipet e shpëtimit deri tashmë kanë mundur të nxjerrin të paktën një dyzinë me njerëz nga rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e përplasjes së trenit në to. BBc raporton se rreth 20 ndërtesa janë dëmtuar si pasojë e përplasjes së trenit.

Image

Image

Ndërtesa në flakë
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco