ISIS/ Vritet koka e sulmit terrorist të Charlie Hebdo gjatë bombardimeve amerikane

ISIS/ Vritet koka e sulmit terrorist të Charlie Hebdo gjatë bombardimeve amerikane

09:23, 10/12/2016
A+ Aa A-

Një lider i Shtetit Islamik, i cili konsiderohet të jetë truri i sulmit terrorist të gazetës  satirike Charlie Hebdo, është vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan në Siri.

Lajmi është dhënë nga burimet ushtarake të SHBA-së, sipas të cilave raportohet se Boubaker el Hakim vdiq më 26 nëntor në Raqqa.

 33 vjeçari franko-tunizian, ishte mentori i vëllezërve Said dhe Sherfik Kouachi që sulmuan ekipin e gazetarëve dhe karikaturistëve  të Charlie Hebdo në Paris, në janar të vitit 2015.

Në sulmin terrorist në selinë e Charlie Hebdo vdiqën 12 persona dhe 11 të tjerë u plagosën. Po ashtu mendohet se Boubaker el hakim ishte edhe udhëheqësi i sulmit terrorist në Muzeun Kombëtar të Bardos në Tunizi, ku më 18 mars 2015, u vranë 24 persona dhe 45 të tjerë u plagosën.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco