Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Merkel bën thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani: Të ndalohet ligjërisht

VIDEO/ Merkel bën thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani: Të ndalohet ligjërisht

13:15, 06/12/2016
A+ Aa A-

Angela Merkel ka bërë thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani dhe tha se kriza e refugjatëve "nuk duhet të përsëritet" më, shkruan "The Independent" 

Duke iu drejtuar partisë se saj, CDU-së, zonja Merkel tha se do të mbështeste një ndalim mbarëkombëtar të burkës, shamisë simbolike myslimane që mbulon  fytyrën.

"Shamia që mbulon gjithë fytyrën duhet  ndaluar, ligjërisht kudo që shfaqet dhe kudo që  është," i tha ajo delegatëve, duke shkaktuar duartrokitje entuziaste.

Partia Kristian-Demokrate gjermane, CDU, po zhvillon kongresin e saj vjetor në Essen. Të dhënat e anketimeve tregojnë se CDU-ja ka dalë prej shifrave të ulëta prej 30% të votave, që lidheshin me qëndrimi ndaj azilkërkuesve. Por nga ana tjetër partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka shënuar rritje jo vetëm në lindje të Gjermanisë, ndoshtakjo një nga arsyet pse Merkel ka ndryshuar disi politikat  e saj  pro-refugjatëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco