Shërbimi Sekret paguan faturë të shtrenjtë për sigurinë e Presidentit

Shërbimi Sekret paguan faturë të shtrenjtë për sigurinë e Presidentit

23:06, 03/12/2016
A+ Aa A-

Mbrojtja e Presidentit më të ri amerikan Donald Trump do të ketë një faturë të shtrenjtë për Shërbimin Sekret.

Mediat amerikane shkruajnë se Shërbimi Sekret ka marrë me qira dy kate në Trump Tower për më shumë se 3 milionë Dollarë në vit.

Agjencia dhe zyrtarë amerikanë i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Kulla Trump është marrë nën mbrojtjen e policisë së Nju Jorkut dhe Shërbimit Sekret pasi aty jeton aktualisht familja e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump. Zona Manhatan ku ndodhet Trump Tower është më e shtrenjta në Nju Jork.

Por, edhe pasi Trump të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2017, bashkëshortja e miliarderit dhe djali Baron do të jetojnë në apartamentin e tyre. Dhe kjo përfshin mbrojtje dhe siguri ekstra për familjen e Presidentit Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco