SHBA, 9 të vdekur nga zjarri në lokalin e natës

SHBA, 9 të vdekur nga zjarri në lokalin e natës

22:43, 03/12/2016
A+ Aa A-

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të arrijë në 40.

Zëvendës-sherifi i qytetit, Alameda Ray Kelly tha se është konfirmuar se nëntë njerëz vdiqën dhe pritet që ky numër të rritet.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se disa njerëz arritën të shpëtojnë nga klubi, ndërsa besohet se në kohën kur ka filluar zjarri, aty ishin nga 50 deri në 100 persona.

Zjarri shpërtheu gjysmë ore para mesnatës me orën lokale, kurse gjërat i ka përkeqësuar kur çatia ka ra brenda dhe i ka komplikuar përpjekjet për t’u tërhequr nga objekti.

“Aty ishte shumë nxehtë dhe kishte shumë tym”, u tha gazetarëve një qytetar, i cili ka arritur të shpëtojë nga zjarri me disa djegie të vogla.

Ndërtesa nuk kishte sistem spërkatës dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco