Berlusconi përplaset me Salvinin, ja koalicioni i mundshëm në Itali...

Berlusconi përplaset me Salvinin, ja koalicioni i mundshëm në Itali...

15:06, 24/03/2018
A+ Aa A-

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Senatit në Itali ka sjellë përçarjen e koalicionit të djathtë, të drejtuar nga Silvio Berlusconi i Forza Italia, por ku parti e parë është Liga e Veriut me Matteo Salvini.

Berlusconi kishte zgjedhur për postin e kreut të Senatit, kreun e grupit të forcës së tij politike Paolo Romani, ndërkohë që Salvini kërkoi zgjedhjen e Anna Maria Bernini, gjithashtu pjesë e partisë së ish-kryeministrit italian.

“Votat e Senatit për Anna Maria Bernini të përdorura instrumentalisht janë një akt i hapur armiqësor i Lidhjes për të thyer koalicionin e së djathtës dhe projektin e saj për një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve dhe Salvinit”, u shpreh mbrëmë Berlusconi.

Pas kësaj deklarate, Bernini u tërhoq nga mundësia për t’u rizgjedhur në postin e lartë, duke u shprehur se nuk do e pranonte nëse presidenti i partisë nuk ishte dakord.

Ndërkohë, 5 Yjet kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të kandidojnë për poste të larta në legjislaturën e re persona të vënë nën hetim apo të dënuar më parë nga drejtësia italian e senatori Romani kohë më parë rezulton i përfshirë në një proces hetimor.

Zgjedhja e kreut të Senatit kërkon 161 vota.

Liga e Veriut e ka lënë të hapur mundësinë e zgjedhjes së një kandidati nga Lëvizja 5 Yjet, ndërkohë që edhe këta të fundit janë shprehur po njësoj për një kandidaturë të mundshme nga radikalët e djathtë.

Nëse Liga e Veriut dhe Lëvizja 5 Yjet arrijnë të zgjedhin së bashku kreun e Senatit, atëherë projektohet edhe qeveria e re e Italisë, e përbërë nga një parti e ekstremit të djathtë dhe nga një parti populiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco