Një shpërthim i madh ka tronditur qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, Aleksandrisë. Shpërthimi ka ndodhur në Hotelin Royal Tulip, ditën e sotme.
Nga shpërthimi mbeti viktimë një polic dhe u plagosën katër të tjerë.
“Makina bombë kishte në shënjestër shefin e sigurisë të Aleksandrisë”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.
Dëshmitarë okularë thanë se policia dhe personeli ushtarak kanë formuar një perimetër rreth vendit të shpërthimit, që ndodhi dy ditë para se vendi të jetë në krye të një zgjedhjeje presidenciale.
Video from local resident shows the aftermath of the explosion near Tulip Hotel in #Alexandria #Egypt, If the ruins behind the burned car isn't a motorcycle, then It might be a car bomb. pic.twitter.com/4lBafsxIy4
— ?????? (@LaLaKdaho) March 24, 2018
© SYRI.net