Shpërthen dhuna në Katalonja pas burgosjes së ish-udhëheqësve separatistë

Shpërthen dhuna në Katalonja pas burgosjes së ish-udhëheqësve separatistë

09:33, 24/03/2018
A+ Aa A-

Protestues të shumtë në rajonin spanjoll të Katalonjës janë përplasur me policinë, pasi Gjykata Supreme përshkallëzoi veprimet ligjore kundër separatistëve.

Gjykata Supreme spanjolle vendosi që 25 udhëheqësit katalonas duhej të dilnin përpara gjyqit për rebelim, përvetësim apo mosbindje ndaj shtetit.

Dënimi i tyre eventual do të thoshte se ata mund të kalojnë deri në 30 vjet në burg.

Më shumë se 20 persona u plagosën teksa policia përdori shkopinjtë e gomës për t’i mbajtur protestuesit sa më larg ndërtesave shtetërore në Barcelonë, gjatë mesnatës së të premtes e së shtunës.

Demonstratat, gjithsesi, u shtrinë edhe në pjesë të tjera të Katalonjës.

Në Madrid, një gjyqtar i Gjykatës Supreme urdhëroi prangosjen e 5 udhëheqësve të tjerë katalonas pa pasur mundësinë e lirimit me kusht, në pritje të gjykimit të tyre për përfshirjen në referendumin e jashtëligjshëm të muajit tetor mbi Pavarësinë e rajonit tejet të pasur verilindor.

Njëri prej atyre që u nxorën para gjyqit ishte Jordi Turull, i cili pritej të ishte subjekt votimi në Parlamentin katalonas këtë të shtunë për presidentin rajonal.

Disa figura të tjera të larta mes separatistëve dolën para gjyqit, ose kanë mundur të largohen nga vendi duke jetuar në ekzil.

Mitingjet e natës së të premtes u organizuan nga një grup separatist, përpara se të shpalleshin vendimet e gjykatës.

Por, ishin pikërisht vendimet ato që ndezën edhe më tej protestuesit dhe turmat e irrituara që u përplasën më pas me policinë, me këtë të fundit që ishte dislokuar për mbrojtjen e ndërtesave qeveritare në Barcelonë.

Ata mbanin flamuj të Katalonjës dhe lëshonin thirrje e slogane pavarësie, ndërsa disa prej tyre dogjën madje edhe portretet e gjykatësve të Gjykatës Supreme, sikurse edhe të Mbretit Felipe të Spanjës.

Mes të dënuarve të së premtes ishin Jordi Turull, ish-zëdhënës i qeverisë katalanase dhe kandidati më i fundit për president rajonal; Josep Rull, ish-ministri katalanas i Zhvillimit; Carme Forcadell, ish-kreu i Parlamentit katalanas; Raul Romeva, ish-shefi i Politikës së Jashtme në Katalonjë; Dolors Bassa, ish-ministër i Punës në rajonin verilindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco