Polici hero që vdiq gjatë pengmarrjes, ja fjalët që i drejtoi terroristit...

Polici hero që vdiq gjatë pengmarrjes, ja fjalët që i drejtoi terroristit...

09:18, 24/03/2018
A+ Aa A-

“Ai vdiq si një hero”. Kështu e kanë përshkruar vdekjen tragjike të oficerit të policisë franceze, nënkolonelit Arnaud Beltrame, 45 vjeç, mediat në Francë.

Polici humbi jetën dje në përplasjen me pengmarrësin e ISIS-it në një supermarket në Paris të Francës.

Polici shkoi me shpejtësi dhe u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve, humbi jetën në spital, pa i mbijetuar dot plagëve të marra.

Sakaq vetë presidenti francez Macron tha se ai vdiq si një hero i vërtetë dhe tregoi një kurajo të jashtëzakonshme.

Punonjësi i Xhandarmërisë franceze ndihmoi t’i jepej fund sulmit terrorist të një agresori të armatosur që kishte vrarë 3 persona të pafajshëm në një qytet jugor të Francës, përpara se të vritej nga policia.

Autori i identifikuar  si 25-vjeçari Redouane Lakdim, u tha se ishe radikalizuar dhe gjatë pengmarrjes kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.

16 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në atë që Macron e përshkroi si një akt të “terrorizmit islamik”.

Ai kerkoi lirimin e Salah Abdeslamit, të mbijetuarit të vetëm e më të rëndësishëm të sulmeve të 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat humbën jetën 130 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjasme gazetar24/03/2018 12:14

Ku i keni fjalët e policit mor shkërdhatë gazetar. Vazhdoni kështu se do tu bëjnë MUTIN mu në portal. Jeni flliq më keq se Mero Baze.

Shto koment

Denonco