VIDEO/ Pengmarrje në France, dy persona të qëlluar më armë, i armatosuri thotë se është i ISIS

VIDEO/ Pengmarrje në France, dy persona të qëlluar më armë, i armatosuri thotë se është i ISIS

12:53, 23/03/2018
A+ Aa A-

Dy përsona thuhet se janë plagosur rëndë gjatë pengmarrjes në jug të Francës nga një person i cili pretendon se është anëtar i grupit tërrorist Shteti Islamik. Ai ka qëlluar më armë edhe jashtë supermarketit.

Ndërkohë mësohet se Ministri i Brendshem francez është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Pak me herët nisi një pengmarrje në një supermarket Super U në Trebes, në lindje të Carcassonne. Prefektura e Aude konfirmoi në Tëitter se "një operacion policor është në progres". Sipas elementeve të para të hetimit, një burrë "hyri në orën 11:15 në Supermarket Super U dhe të shtëna u dëgjuan", tha burimi per AFP.  Sipas prokurorisë, ai thotë Daesh.

Prefektura e Aude njoftoi në Tëitter se ky sektor "ishte i ndaluar", duke i kërkuar popullatës  që të mos i afrohte zonës

Ndërkohë në të njëjtën kohë, një policu qëllua nga një njeri i armatosur në Carcassonne. Ai vraponte me dy kolegë kur një burrë hapi zjarr. Lidhja mes dy ngjarjeve nuk është bërë akoma

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco