VIDEO/ Hyn me tank në dyqan, donte një shishe verë

VIDEO/ Hyn me tank në dyqan, donte një shishe verë

09:48, 23/03/2018
A+ Aa A-

Një ngjarja e rralë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes sipas videove dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale. Në Moskë një burrë futi tankun brenda një dyqani për të vjedhur një shishë vere. Ai e zhvendosi tankun nga një ambjent  trajnimi, nëpërmes pyllit dhe e solli atë në Apatit tha agjencia mediatike Hibinform.

Personi i cili përpiqej të kthente mjetin, të cilin dëshmitarët e përshkruan si të dehur, vazhdoi të përplaste tankun në dritaren e dyqanit "Family", tha agjencia e lajmeve.

Ai gjithashtu shkatërroi një makinë Daeëoo të parkuar aty pranë, treguan imazhet.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan individin që më pas doli nga tanku , duke inspektuar menjëherë dëmin dhe më pas u fut në supermarket nëpërmjet dritares së thyer.

Agresori u arrestua më pas për posedimin e një shishe-je verë të vjedhur, tha Hibinform. Dyqani nuk ishte i licencuar për të shitur alkool që herët në mëngjes, shtoi agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco