Ja si e kujton 11 shtatorin Rudi Xhuliani

Ja si e kujton 11 shtatorin Rudi Xhuliani

22:45, 21/03/2018
A+ Aa A-

Rudi Xhuliani ka qenë kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut në kohën kur kullat binjake u sulmuan nga terroristët me avionë. Në një intervistë për Opinion, Xhuliani tregon momentet e sulmit dhe angazhimin e madh për të shpëtuar qytetin dhe banorët e tij.

Z. Xhuliani, momenti më i rëndësishëm dhe më i vështirë i karrierës suaj në Nju Jork ishte 11 shtatori i vitit 2001. Zyra juaj ishte shumë afër “Kullave Binjake”.

-Mund të ecja me kembë.

Si e kujtoni ju 11 shtatorin?

I kam shkruar një shokut tim për të, sepse me kujtohen vërtet vrullshëm. Çuditërisht më kujtohen ne ditën e Shën Patrikut. Pse? Dëgjoj gajdet ne festën e Shën Patrikut dhe ato me kujtojne gjithe ato funerale, qindra të atyre ditëve. Shumë prej tyre ishin katolikë irlandezë dhe italianë, oficer policie dhe zjarrfikës. Dhe i nderojmë ata veçanërisht me gajde, mbajme arkivolet e tyre me flamuj.

Më shkon mendja tek fëmijët e vegjël, pa baballarë, jetimë, njërin prej të cilëve e njoh mirë. Njoh shumë prej tyre, por njërin më nga afër. Ai po kalon shumë vështirësi për momentin.  Tronditem kur kuptoj se ajo gjendje nuk largohet kurrë. Është e vështirë ta kuptosh se ç’do të thotë të rritesh pa një baba që ta kanë marrë terroristët, nje hero dhe dha jetën për të ndihmuar të tjerët. Mendoj këtë ndjesi e kam pasur që në momentin kur ajo tragjedi ndodhi. Ajo do të linte gjurmë të renda në jetët tona. Vendi im, qyteti im dhe unë do të ishim ndryshe. Për këtë gjë unë duhet të bëja më të mirën time të mundshme për t’u forcuar dhe mendoj se ia kemi dalë. Sot qyteti i Nju Jorkut është një vend më i fortë së më parë.

Cila ishte ideja juaj në momentin e parë?

Isha ulur në tavolinë kur mora njoftimin e parë. Erdhi policia dhe më tha se një avion me dy motorë...

Ishit duke ngrënë mëngjesin?

Po, duke ngrënë mëngjesin. Më tha se një avion me dy motorë kishte goditur Kullat Binjakë.

Ai është një avion i madh.

Një avion me dy motorë, po jo aq i madh. Në ato momente mendova a ishte ai person një terrorist apo ndonjë i çmendur.Kur mora telefonatat më pas, e kuptova... Ishte sulmi i dytë. Më telefonoi policia dhe aty e kuptova se ishte një sulm terrorist. Së pari, mendova se si duhet të shpëtoja njerëzit atje dhe mendimi i dytë ishte se si do ta mbroja pjesën tjetër të qytetit. Duhet t’i bëja të dyja.

Por ju shkuat drejt e tek vendi i sulmit.

Po, po. E shihni këtë foto duke bërë thirrje?E mbaj mend shumë mirë se çfarë jam duke thënë në ato momente.Po i thosha njerëzve të shkonin në veri. Go North, Go North. Vetëm këtë përsëritja.

Shkoni në Veri. Asnjë transport publik... Vetëm duhet të ecnin drejt veriut në atë moment.

Po, shkoni ne veri. Shefi i zjarrfikësve që drejtonte atë operacion, i cili vdiq më tha t’u thosha të shkonin në veri. Së pari duhet t’i largoja që atje se po më bllokonin... U afruan njerëz të shihnin. Ishte çmenduri, nuk duhej bërë, por atë gjë po bëja edhe unë. U thashë pra të shkonin në veri dhe po ashtu edhe mënyra se po rrëzohej  godina, sepse në atë drejtim po e rrëzonte era. Prandaj ai kërkonte që njerëzit të largoheshin që aty. Prandaj edhe unë u thosha të shkonin në veri.  Dhe një arsye e rëndësishme e pranisë ime ka lidhje me angazhimin që unë bëra atë ditë, të luftoj terrorizmin ekstrem mysliman kudo neper botë. Nuk kishte rëndësi a ishin ata përgjegjës për atë ditë në Nju Jork apo në Iran.

Ju humbët më shumë se 3 mijë banorë të qytetit tuaj.

Po, dhe humbëm edhe 373 oficerë policie

Dhe sipas medias keni kaluar 29 orë në tre muaj në rrënojat e kullave.

Nuk i kam numëruar, por shumë kohë.

Ishte e vështirë të rifitoje shpirtin e qytetit?

Mund të gaboj pak në ditët, por mund të them se qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë.Ecja rrugës dhe të gjithë brenda shihnin televizor, shihni atë pamje atje.Mund të shihen mbetjet e godinës në fytyrën e zjarrfikësit në foto. Ai është fatlum si edhe unëqë jemi akoma gjallë. Ishte e vështirë në fillim, por shumë shpejt populli e mblodhi veten. Nju Jorkezët janë njerëz të fortë dhe të zotë për sfida të mëdha.  Patëm një mbështetje të madhe nga presidenti Bush, nga të gjithë në vend, republikanë dhe demokratë.

Mbaj mend që dy javë më vonë kur mbërrita në Nju Jork, ai ishte i gjithi me flamuj amerikanë. Kudo kishte flamuj, shtëpi, makina, restorante.Ai ishte shpirti i vërtetë i Amerikës.

Kur futesha ne restorante, njerëzit ngriheshin dhe duartrokisnin.

Në 11 shtator, z. Xhuliani, ju u bëtë ekstremisht i njohur kudo në SHBA. Mbaj mend kur Opera ju ka quajtur, Kryebashkiaku i Amerikes dhe jo i Nju Jorkut.Pse nuk keni kandiduar atëherë per president te SHBA-së?

E kam bërë. Në fillim doja të kandidoja kundër Bushit dhe mund të kishte qenë koha e përshtatshme për të kandiduar, sepse ndoshta kam qenë më i njohur në atë kohë. Kur kandidova, u munda nga miku im Xhon Mekejn. Gjithmonë ai ka qënë ngjitur me mua. Akoma është një mik shumë i mirë, i vërtetë dhe po ashtu një mik i mirë i Shqipërisë. Një mbështetës i vërtetë i Shqipërisë dhe Muxhahedinëve. U gëzua për lidhjen mes jush dhe për faktin që ju i pranuat në Shqipëri muxhahedinët. Influenca e tij më ka bërë edhe muanjë mbështetës të fortë. Pas zgjedhjeve nisa ta mbështesja.

I keni takuar Muxhahedinët këtu në Tiranë? Dhe a ndihen ata rehat këtu?

Kurrë s’i kisha takuar personalisht, edhe pse e njihja shumë mirë organizatën e tyre në Amerikë, Europë. Kanë një organizim shumë të fortë në të gjithë botën.Çdo qershor mblidhemi qindra mijëra njerëz në Paris. Është shumë interesante. Shqipëria do të paraqitet atje shume fort. Ministrat shqiptarë kanë qenë, por tani do të jenë heronjtë. Atë rol kanë luajtur. E para gjë sapo zbrita nga avioni këtu, para se të shkoja në hotel, i thashë shefit te personelit të më çonte drejt e tek njerëzit. i thashë se nuk doja të pushoja. Të dielën kalova gjithë pasditen me ta. Ishte si një kthim në shtëpinë time. i kisha parë ato fytyra në televizor, edhe ata mua shumë herë. Kam punuar shumë që t’i sillja këtu, por s’i kisha takuar kurrë. Ishte mrekulli të shohësh sa shumë gjëra mund të bëjnë ata tani, gjëra që nuk mundeshin në Irak. të organizojnë jetën e tyre, të ndihmojnë Iranin, të ndihmojnë për organizimin në të gjithë botën. Kemi shumë përfitime nga kjo, edhe Shqipëria ka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco