Incident horror në kinema kur anglezi ul kokën të marrë telefonin, që i ra

Incident horror në kinema kur anglezi ul kokën të marrë telefonin, që i ra

13:47, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një burrë ka vdekur pasi koka e tij u fut si pykë poshtë mbështetëses elektornike të këmbëve të ndenjëses në kinemanë “Gold Class” dhe në Birmingham ka nisur hetimi.

Ai vdiq të premten, një javë pas incidentit. Urgjenca mjekësore tregoi se ishte thirrur për një pacient me atak kardiak dhe ekipet u përpoqën t’i rikthenin ritmin  burrit para se ta çonin në spital.

Incidenti ndodhi pasi burri u ul poshtë për të marrë një telefon që i kishte rënë ndërmjet ndenjësve të "Gold Class" në fund të një filmit. Ai u çlirua prej aty ku ngeci vetëm pasi këmba e ndenjëses u thye nga ata që vrapuan ta ndihmonin.

Faqja e internetit të StarCity  - kompleksi argëtues që e ka kinemanë - e përshkruan “Gold Class” me tapiceri luksoze.

Në një deklaratë, Vue International konfirmoi se klienti ishte dërguar në spital të premten dhe se ndiheshin të trishtuar për vdekjen e tij.

Në deklaratë u tha se "një hetim mbi natyrën e incidenti që ndodhi ka nisur. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona janë për familjen që i ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen tonë"/SYRI.NET.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco