Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë nga forcat ...

Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë nga forcat ...

10:49, 18/03/2018
A+ Aa A-

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria (TSK) e Lirë e Siriane (ULS) janë duke i vazhduar aktivitetet e sigurisë pas marrjes së kontrollit të plotë të qendrës së qytetit të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, luftëtarët e ULS-së rreth orës 5:00 sipas kohës lokale kanë tejkaluar linjat e frontit të cilat rrethonin qendrën e qytetit.

Rreth një orë më vonë, njësitet luftarake filluan të hyjnë nga lindja, perëndimi dhe veriu drejt qendrës së qytetit, ndërsa u detonuan disa mina të vendosura nga terroristët.

Forcat turke dhe ULS morën kontrollin e disa lagjeve dhe ndërtesën e doganave dhe atë të distribuimit të energjisë elektrike.

Ndërkaq, rreth orës 8:30 sipas kohës lokale, TSK dhe ULS siguruan kontrollin e plotë të qendrës së qytetit pa hasur në rezistencë, ndërsa më pas filluan aktivitetet e sigurisë.

Aktualisht, ekspertët e forcave turke dhe ULS-së janë duke i neutralizuar minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.

Po ashtu, është duke u treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos dëmtohen civilët.

Gjithashtu edhe Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit.

"Qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane. Janë duke vijuar aktivitetet për kërkimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale. Bekuar qofshin dëshmorët tanë", ka njoftuar shtatmadhoria përmes rrjetit social Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TYMI19/03/2018 01:40

Me kurde, e PKK, vetem terrorizmi ne azine e vogel do nxitet, por se kujt i leverdis kj politike,,,,,,,atehere ti thirrni mendjes, se me voneeksportohet ne ballkan.

Bani18/03/2018 23:20

edlir rameta, Qenke pall fare mo daku. Te paske rrjedhur fare nga cnn dhe foxi mendja. amerika smundi me e krujt sumen me iranin e lere me turqine( fuqia e dyte e natos).Erdogani po ndjek politiken e vet sa i perket sirise,dhe i fundit ka hy ne kete politike,dhe fitues ka me dal,plas ti dhe lloji jot.

Edlir Rameta 18/03/2018 19:05

Kur shpertheu konflikti ne Siri Xhepi Rexhep taipi e kuptoi se zharri mund te ndiste dhe Turqine dhe i tha forcave amerikane Ushtria turke e rezon Asadin brenda nje jave,mirpo amerikaneve nuk i pelqente rezimi Asadit menjeher donin qe lufta te zgjaste dhe keshtu filluan pucet xhepi e kuptoi dhe ai u be pjese e lojrave amerikane duke vjedhur nafte duke shitur arme kontrabande dhe duke mare miliarda nga BE per refugjatet se sic e dime turqit per pazar harojne dhe te shkojne te grate ne shtepi ta shesin gomarin per mercedez.,pra Xhepi Rexhep tazbriti u be pjese e shkaterimit te Sirise ne nje fare mase i pelqente mirpo amerikanet kane ne plan rrezimin e Xhepit Rexhepit dhe ky i fundit nga qe i pelqeu ne fillim lakmachuni amerikan me shume djegs e hengri por e teproi me djegsin dhe tani Erdogani spo gjen derman nga Bytha po i djeg shume me keto forcat kurde amerikanet pervec PKK krijuan nje front tjeter me kurdet e sirise duke e zgjatur shume vijen kufitare i armatosi me armatime te renda deri 200 milion usd dhe xhepi tani po kendon kengen ubu bubu ci bera vetes qe e hengra lakmachunin amerikan.aaaaa

Shto koment

Denonco