Liderët botërorë përshëndesin rizgjedhjen e presidentit kinez Xi Jinping

Liderët botërorë përshëndesin rizgjedhjen e presidentit kinez Xi Jinping

10:25, 18/03/2018
A+ Aa A-

Xi Jinping u zgjodh president kinez me një votim unanim të shtunën në mëngjes në sesionin të Asamblesë Popullore Kombëtare. Menjëherë pas zgjedhjeve, Xi mori betimin publik të besnikërisë ndaj Kushtetutës në Sallën e Madhe të Popullit.

Udhëheqësit botërorë kanë përcjellë urimet e tyre për presidentin kinez Xi Jinping pas rizgjedhjes së tij në postin e kreut të shtetit dhe Komisionit Qendror Ushtarak.

Në mesazhet e tyre, udhëheqësit shprehin besim se nën drejtimin e Xi Jinping-ut, Kina do të arrijë prosperitet më të madh dhe do të kontribuojë më shumë për paqen dhe zhvillimin botëror.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas CRI, thekson në mesazhin e tij se populli kinez do të shënojë arritje më të mëdha në ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re. Ai thotë gjithashtu se beson se marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen drejt në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy popujve.

Presidenti i Vietnamit Tran Dai Quang, e konsideron në mesazhin e tij miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën, si zgjedhjen strategjike dhe përparësinë kryesore të politikës së të jashtme të vendit.

Presidenti rus Vladimir Putin, thekson në mesazhin e tij nxitjen personale që Xi Jinping i bën zhvillimit të marrëdhënieve Rusi-Kinë. Putini po ashtu u bëri thirrje të dyja palëve që të konsolidojnë më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon-Jae-in shpreson në mesazhin e tij për vazhdimin e punës me udhëheqësin kinez për t'i drejtuar marrëdhëniet dypalëshe drejt pjekurisë dhe një epoke të re.

Perandori japonez Akihito, i uroi shëndet në mirë presidentit Xi Jinping, si dhe prosperitet për Kinën në tërësi. Ndërsa kryeministri japonez Shinzo Abe, shpreson se ky vit do të jetë një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet Japoni-Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco