Ylli i futbollit brazilian, Romario, kërkon të bëhet guvernator i Rio de Janeiro Futbolliste braziliane

Ylli i futbollit brazilian, Romario, kërkon të bëhet guvernator i Rio de Janeiro

08:07, 18/03/2018
A+ Aa A-

Senatori brazilian dhe ish-ylli i futbollit Romario de Souza do të kandidojë në zgjedhjet për guvernator të Rio De Janeiro në tetor, njofton BBC, citon Syri.net

Shteti po vuan nga dhuna dhe është në prag të falimentimit.

Fituesi i Kupës së Botës në 1994 – i njohur thjesht si Romario – tha se fushata e tij do të përqëndrohet në trajtimin e këtyre problemeve.

Ai do të jetë kandidat i partisë së qendrës Podemos dhe ka marrë përgëzime si senator në betejën e tij kundër korrupsionit në futboll.

“Në këto kohë kaotike, ndryshimi është i domosdoshëm, ndryshimi është urgjent...Rio gjithmonë ka pasur probleme me sigurinë, por kurrë si tani,” tha 52-vjeçari të shtunën kur shpalli kandidaturën e tij.

"Unë nuk kam përvojë në të pasurit përgjegjësi. Nëse do të ndodhë, me dëshirën e Zotit, për herë të parë unë do të kem mundësinë të demostroj gjithçka që kam mësuar në jetën time.”

Ish-futbollisti i Barcelonës thuhet se është aktualisht nën hetim i dyshuar se ka fshehur pasurinë për të shmangur shlyerjen e borxheve, thonë mediat braziliane. Ai i ka mohuar akuzat./SYRI.NET

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco