Varrosën babin në Turqi, por telefonata që u vjen nga Berlini i shokon të gjithë

Varrosën babin në Turqi, por telefonata që u vjen nga Berlini i shokon të gjithë

15:03, 17/03/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fëmijët e të afërmit e një 78-vjeçari që kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë u shokuan pasi

një telefonatë u tha se në fakt, personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre.

Gjatë transportit për Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin.

78 vjeçari Halis Cesurun kishte ndërruar jetë në Berlin më 9 mars dhe ishte sjellë në fshatin e tij të lindjes Alpaslan, në Turqi. Pas varrosjes së të ndjerit me nderime, një telefonues nga Berlini i tha të birit, Adnan Cesur, se personi që ata kishin varrosur nuk ishte i ati, por 83-vjeçari Raif Yuksel, transmeton klantv.

Ndërkohë, në vendlindjen e Yukselit, në Eskisehir, ishte dërguar trupi i Cesurit. Me gjithë shokun e përjetuar pas telefonatës, të afërmit lajmëruan autoritetet, të cilat bënë zhvarrosjen e trupit të pajetë. Më pas u bë edhe shkëmbimi mes të afërmve dhe më në fund, trupat e dy të moshuarve tashmë janë varrosur në vendlindjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco