Skandal/ Importohej nga Rusia, bllokohen mijëra ton grurë që `nuk përdoret as për kafshët`

Skandal/ Importohej nga Rusia, bllokohen mijëra ton grurë që `nuk përdoret as për kafshët`

12:03, 17/03/2018
A+ Aa A-

Një anije e nisur nga Rusia me 5 mijë ton grurë është ndaluar në portin e Ragusas, Sicili, dhe pas kontrollit ka rezultuar se gruri nuk ishte i përshtatshëm që të përdorej as nga kafshët dhe jo më nga njerëzit.

Gruri kishte zënë myk dhe lagështirë.

Destinacioni i mallit ishte një fabrikë mielli në Sicili, më e madhja  në zonë, shkruan meridionews.it.

Gjithsesi policia ka njoftuar se asnjë përgjegjësi nuk u ngarkohet pronarëve të fabrikës të cilët janë shprehur se kishin porositur mallin, por nuk ishin në dijeni të gjendjes së mallit.

Ky zbulim i frikshëm ngre shumë pikëpyetje të mëdha edhe në lidhje me produktet e miellit që po hanë shqiptarët, pasi vendi ynë edhe Kosova furnizimet kryesore me këtë mall i marrin nga Rusia. Gjithashtu nuk duhet harruar se edhe Serbia si lëndë të parë për prodhimin e miellit që më pas mbërrin në dy shtetet shqiptare ka grurin që vjen nga Rusia dhe vendet fqinje të saj.

/Ariglon Pali/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco