Zbulohet e vërteta e vdekjes së ‘armikut’ të Putin

Zbulohet e vërteta e vdekjes së ‘armikut’ të Putin

21:24, 16/03/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë  dalë në dritë nga vdekja tragjike e ndodhur tre ditë më parë në Angli ku u gjet pa shenja jetë një biznesmen rus.

Policia britanike tha se vdekjen e biznesmenit rus, Nikolai Glushkov i njohur ndryshe edhe si armiku i presidentit Putin po trajtohet si një vrasje, pasi nga hetimet u zbulua se ai vdiq nga shtrëngimi në qafë.

Glushkov ishte një bashkëpunëtor i Boris Berezovskit, një oligarku rus dhe kritik i Kremlinit i cili vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 2013.

Glushkov, 68 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në jug të Londrës të hënën e kaluar. Vdekja erdhi një javë pasi ish spiun rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia mbetën të sëmurë rëndë nga një helmim i agjentëve nervor në qytetin Salisbury.

Policia thotë në këtë fazë, nuk ka asgjë për të dyshuar se mund të ketë ndonjë lidhje me vrasjet në tentativë në Salisbury, as ndonjë provë që Glushkov ishte helmuar.

Ata thonë se hetuesit e antiterrorizmit po udhëheqin rastin “për shkak të shoqatave që Glushkov besohet të kenë pasur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco