Franca parandalon një masakër mbi mijëra të krishterë, arrestohen 7 ekstremistë

Franca parandalon një masakër mbi mijëra të krishterë, arrestohen 7 ekstremistë

12:53, 21/11/2016
A+ Aa A-

Policia franceze ka parandaluar një sulm terrorist gjatë fundjavës, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve. 

Shtatë persona, me prejardhje nga Maroku dhe Afganistani të moshës 29-37-vjeç janë arrestuar në Marsejë dhe shumica në Strasburg ku gjatë kësaj jave pritet të organizohet një ngjarje e krishterë ku do të mblidhen mijëra besimtarë.

Ende nuk ka ndonjë informacion se kush kanë qenë objektivat e mundshme të terroristëve, por ekziston frika se ngjarja e krishterë ishte shenjestra e sulmit.

Që nga viti 2015, Franca ka qenë viktima e disa sulmeve vdekjeprurëse. Në fillim të këtij viti, më 7 janar, terroristët sulmuan redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe një dyqan në një lagje, ku mbetën të vrarë 17 persona.

 Një nga sulmet më të mëdha terroriste që ka ndodhur në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe mbi 350 të plagosur.

Pas këtyre sulmeve, Franca pati shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco