Burri lidh gruan në makinë dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugët e qytetit gjerman

Burri lidh gruan në makinë dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugët e qytetit gjerman

11:48, 21/11/2016
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku sipas deklaratave të policisë një  një grua është lënduar rëndë, pasi është tërhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit verior gjerman, Hameln.

Mësohet se bashkëshorti i dyshuar, e kishte lidhur gruan me zingjirë në qafë dhe kishte tërhequr zvarrë me makinë, raporton AP.

Policia e ka gjetur gruan të shtrirë në trotuar me lëndime shumë të renda por më pas bnashkëshorti 38-vjeçar, është dorëzuar në polici dhe ka thënë se ai është fajtori.

I dyshuari e ka tërhequr zvarrë me makinë gruan nëpër disa rrugë të qytetit, sipas policisë. Policia e Hameln ka deklaruar  se është duke e hetuar rastin si tentativë vrasjeje.

https://www.welt.de/vermischtes/article159634213/Frau-mit-Strick-um-den-Hals-hinter-Auto-hergezogen.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco