Sanksione të reja? Putin shpërthen 'pa dorashka': Vafshi në djall!

Sanksione të reja? Putin shpërthen 'pa dorashka': Vafshi në djall!

10:48, 21/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka shpërthyer 'pa dorashka' për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të dielën kur u pyet nga gazetarët në lidhje me sanksione e paralajmëruara kundër vendit të tij. Perëndimi mund të "shkojë në djall," tha ai në një shpërthim të pazakontë, shkruan prestigjiozja “International Buisiness Times”.

Putin minimizoi efektet e sanksioneve të mëparshme mbi importet ushqimore dhe tha se sanksionet kanë shtyrë fermerët rus që të përmirësojnë prodhimin e tyre. Ai gjithashtu tha se sanksionet e reja nuk do të ndryshojnë planet e Rusisë, percjell SYRI.net. 

"Po, ne kemi probleme me perimet, sidomos për fruta, por e dinim se kjo do të ndodhte. Ka pasur një rritje të çmimit në tregun e brendshëm ", ka thënë Putin. "Por sanksionet i kanë dhënë një shans prodhuesve vendas të mbështetin shtetin."

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson kanë kërcënuar Rusinë më herët atë ditë me sanksione dhe masa të tjera nesh vazhdon rrethimin në lagjet lindore të Alepos./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco