FOTO/ 'Ke fituar zemrat tona!' Renzi postim të ‘zjarrtë’ në Facebook për Presidentin Obama

FOTO/ 'Ke fituar zemrat tona!' Renzi postim të ‘zjarrtë’ në Facebook për Presidentin Obama

10:28, 21/11/2016
A+ Aa A-

Kryeministri italian Matteo Renzi ka vlerësuar me nota te të zjarrta administratën tetë-vjeçare të presidentit Barack Obama dhe përsëriti mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në një postim të përzemërt Facebook  para disa ditësh.

Së bashku me një koleksion të fotografive të takimeve mes Renzit dhe Obamas në fu, kryeministri italian e quajti Obamën një "frymëzim" dhe shprehu respektin e tij për vizionin e liderit amerikan.

"Sigurisht, do të jetë historia ajo që do të përcaktojë pikat e larta dhe të ulëta të presidencës së tij. Por, sipas mendimit tim, historia do të jetë e sjellshme me Obamën ", ka shkruar Renzi.

Ja një pjesë e postimit:

Presidenti i parë me ngjyre vetëm një gjysmë shekulli pas ngjarjeve në Selma. Njeriu që ka investuar për shpresën ndaj cinizmit,  ka edukuar një brez të tërë, ka marrë politika për rritjen e punësimit, dhe ka investuar më shumë në energji, inovacion dhe shëndetësi.

Ka pasur polemika rreth politikës së jashtme, ne e dimë. Por unë e konsideroj si sukses të madh operacionin në Kuba dhe në Iran.  Dhe unë bie plotësisht dakort me fjalët e Obamës mbi rolin dhe potencialin e Evropës, duke filluar nga ndryshimi i ritmit të kursimit dhe emigracionit.

Çështja është se Obama ka qenë një referencë për ata që besojnë në ëndrrën amerikane, për ata që besojnë në Partinë Demokratike, për ata që besojnë në politikë. Për mua ishte një privilegj i madh të punonim së bashku, nga çështjet e mëdha gjeopolitike deri në marrëdhënien mes fesë dhe politikës për përdorimin e rrjeteve sociale. Qytetari Obama do të vazhdojë të jetë i dobishëm për politikën botërore, vazhdon të jetë një burim frymëzimi dhe diskutimi sidomos për brezin e ri. Por presidenti Obama do të hyjë në histori dhe në zemrat e shumë prej nesh./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco