Zvicra nuk ua lejon më hyrjen atyre që kthehen nga xhihadi

Zvicra nuk ua lejon më hyrjen atyre që kthehen nga xhihadi

10:04, 21/11/2016
A+ Aa A-

Në Zvicër numri i ndalesave në hyrje është në rritje për shkak të xhihadit. Që nga fillimi i vitit Zyra Federale për Polici Fedpol kishte urdhëruar 26 ndalesa në hyrje kundër xhihadistëve, siç raporton “Zentralschweiz am Sonntag” dhe “«Ostschweiz am Sonntag»”.

Në vitin e kaluar ishin vetëm 17 dhe në tre vjetët e para 13 të tjerë. Para se t`i shqiptohet një të huaji vendimi për ndalim të hyrjes në Zvicër, Fedpol koordinohet së pari me Shërbimin Federal të Zbulimit (NDB), transmeton albinfo.ch. Fedpol dhe NDB pastaj vendosin se ndaj kujt vihet ndalesa në fjalë.

Autoritetet federale kanë dhënë trefish më tepër ndalesa të hyrjes së të huajve në Zvicër në krahasim me gjithë vitin e kaluar. Janë një total prej 100 ndalesave të hyrjes që janë vendosur në fund të muajit tetor, në krahasim me 28, vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco