FOTO/ Pas shumë 'kërcënimesh', Obama dhe Putin takohen për 4 minuta, ja për çfarë folën

FOTO/ Pas shumë 'kërcënimesh', Obama dhe Putin takohen për 4 minuta, ja për çfarë folën

09:31, 21/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti së SHBA Barack Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë takuar pas shumë tensionesh dhe paralajmërimesh, ku edhe folën për rreth katër minuta të dielën në samitin e APEC  në kryeqytetin e Perusë, Lima.

“Reuters” duke cituar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë shkruan se dy presidentët folën në lidhje me Sirinë dhe Ukrainën.

"Presidenti i bëri thirrje presidentit Putin të mbështesë angazhimet e Rusisë në bazë të marrëveshjeve Minsk, duke theksuar përkushtimin e partnerëve tanë por mbi të gjitha edhe sovranitetin e Ukrainës e SHBA-së dhe," tha zyrtari.

Obama po ashtu theksoi nevojën që ministrat e jashtëm të të dy vendeve të tyre së bashku me komunitetin e gjerë ndërkombëtar "të  vazhdojnë përpjekjet për të zvogëluar dhunën dhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian", shtoi ai.

Mësohet se Putin ka mbajtur një qëndrim asnjë-anës duke i lënë të kuptojë Presidentin Obama se vendimet do të merren në vazhdim, ndoshta në janar , kur Donald Trump të emërohet President. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco