Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Koloseu i Romës do të ndriçohet sonte në ngjyrën e gjakut

Koloseu i Romës do të ndriçohet sonte në ngjyrën e gjakut

10:40, 24/02/2018
A+ Aa A-

Të shtunë, më 24 shkurt, në orën 18.00, simboli më i famshëm i Romës, Koloseum, do të ngjyroset me ngjyrë të kuqe, shenjë e solidaritetit me gjithë të persekutuarit për kauzën e fesë. Nisma është e Fondacionit Papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”,  i cili i mbështet të krishterët e persekutuar në 140 vende  të botës.

Njëkohësisht, katedralja maronite e Shën Elisë, në Haleb të Sirisë, si dhe Kisha e Shën Palit, në Mosul të Irakut, do të ndriçohen me drita të kuqe, simbol i gjakut të derdhur nga të krishterët e martirizuar.

Në kremtimin e Romës, do të marrin pjesë dëshmitarë nga dy familje të persekutuara për shkak të fesë së tyre të krishterë; bashkëshorti  dhe e bija e Asia Bibit, gruas pakistaneze të dënuar me vdekje në vitin 2010; si dhe nigeriania Rebecca Bitrus, që për dy vjet me radhë mbeti peng në duart e rebelëve të grupit ekstremist Boko Haram.

E bija e Asia-s, Eisham Ashqiq, beson se këto ditë e ëma do të lirohet. Por familja do të detyrohet të largohet menjëherë nga Pakistani, me që paprekshmëria tyre në vend nuk mund të garantohet. Familjarët iu drejtuan presidentit, që Asia të falej e kur, të shtunën, do të takohen me Papën, do t’i kërkojnë të lutet për lirimin e saj, shkruan Radio Vatikani.

Rebecca do të flasë për kalvarin që jetoi në duart e Boko Haram, ku, megjithatë, nuk e humbi për asnjë çast besimin në Zotin. As atëhere kur foshnja e saj motake u vra e as kur u torturua e u dhunua, dhunë nga e cila i lindi edhe fëmija. Kur ia doli të ikte, shumëkush deshi ta detyronte ta braktiste ferishten, por me ndihmën e Kishës vendase u mësua ta dojë. Rebecca i fton të gjitha gratë-pengje, në Nigeri, të kenë besim te Zoti në çdo situatë. Vajza nigeriane dëshiron ta pyesë Papën Françesku “nëse është e mundur ta  falësh, atë që të shkakton kaq shumë dhimbje”.

Njerëz nga të gjitha fetë vijojnë edhe sot e kësaj dite të persekutohen nëpër botë për besimin e tyre. Vetëm në vitin 2017, më se 3000 të krishterë u vranë. E ndërsa historitë e tyre nuk duken në faqet e gazetave, organizatorët e ngjarjeve si kjo e së shtundës, shpresojnë ta sfidojnë këtë indiferencë, duke ndezur reflektorët mbi të vdekurit e tyre, në vendin më të lashtë të persekutimit, në Romë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco