Zbulohet qyteti i vjetër 2000 vjeçar në Kinë

Zbulohet qyteti i vjetër 2000 vjeçar në Kinë

05:17, 24/02/2018
A+ Aa A-

Gjatë gërmimeve arkeologjike në zonën kineze të rajonit autonom Mongolia e Brendshme janë gjetur mbetje të qytetit antik 2.000 vjeçar të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbetjet janë gjetur 1.3 kilometra në veriperëndim të Murit Kinez, ndërsa supozohet se u përkasin dinastisë Han, e cila paraqet epokën e artë të artit, politikës dhe teknologjisë kineze.

Qyteti antik shtrihet në rreth 210 hektarë tokë me gjatësi prej 5.850 metrave. Në disa enë gjenden motive të harqeve të cilat janë karakteristike për kulturën hune.

Kina gjatë dinastisë Han disa herë ka luftuar me Hunët. Hunët kanë qenë popull nomadë i cili jetonte në Evropën Lindore, në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore mes shekujve 4-të dhe 6-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco