FOTO/ Tragjike! 3 fëmijë vdesin nga aksidenti. Njëri në barkun e nënës

FOTO/ Tragjike! 3 fëmijë vdesin nga aksidenti. Njëri në barkun e nënës

23:14, 23/02/2018
A+ Aa A-

Gjëja më e keqe në botë është humbja e atyre që doni, veçanërisht nëse është fëmijë. Burri protagonist i kësaj historie, humbi shumë më tepër, humbi gjithçka që kishte, për shkak të një gabimi të kryer nga një i huaj. Emri i tij është Edward dhe ai jetonte në qytetin Beacher, Illinois, me gruan e tij Lindsey dhe tre fëmijët e tij, Owen, 6 vjeç, Weston 4 vjeç dhe Kaleb vetëm 1 vjeç.

Lindsey ishte shtatzënë, ata ishin duke pritur fëmijën e tyre të katërt. Pastaj ndodhi tragjedia … Një ditë, ndërsa gruaja po ecte me makinë, me të tre fëmijët në bord, arriti në një kryqëzim…

Për shkak të një përplasje shumë të fortë, ajo dhe Kalebi vdiqën menjëherë, ndërsa Owen dhe Weston u dërguan në spital, por disa ditë më vonë ata vdiqën, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre.

Shoferi i makinës tjetër, një djalë 25 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar një dëmtim të rëndë të krahut. Edward mbeti vetëm, i shkatërruar dhe pyeste veten pse tragjedia duhej të ndodhte me familjen e tij. Gruaja e tij e ëmbël, tre fëmijët e tij dhe i katërti që ishte në barkun e saj, nuk ishin më në këtë jetë.

Gjatë një hetimi u zbulua se 25-vjeçari, përveç tejkalimit të limitit të shpejtësisë, po përdorte telefonin, po dërgonte një mesazh, duke shpërfillur ngarjen e makinës dhe shkaktoi vdekjen e pesë personave, një që ende nuk kishte lindur. Njerëzit ende nuk e kuptojnë se telefoni celular gjatë ngarjes së makinës, nuk duhet të përdoret!

Një mesazh i thjeshtë mund të marrë jetën e një familjeje të tërë. Imagjinoni këtë djalë, me çfarë peshe në ndërgjegjen e tij do të duhet të vazhdojë të jetojë.

Ne do të dëshironim që me këtë histori, të lëmë një mësim të rëndësishëm tek secili prej jush!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco