Macron-Merkel i kërkojnë Putin të mbështesë armëpushimin në Siri

Macron-Merkel i kërkojnë Putin të mbështesë armëpushimin në Siri

21:05, 23/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kanë kërkuar presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, që të mbështesë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Siri për t'i dhënë fund fushatave më të rrezikshme të bombardimeve të luftës.

Sipas The Guardian, përmes letrës kërkohet mbështetja e një armëpushimi 30-ditor, që do të mundësojë shpërndarjen e ndihmave në Ghouta lindore.

Këshilli i Sigurimit të OKB pritet të votojë për rezolutën të premten.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.

Sot, avionët e forcave qeveritare dhe të aleatëve të saj goditën enklavën e dendur të populluar në lindje të kryeqytetit, bastioni i fundit rebel pranë Damaskut.

Të paktën 436 persona janë vrarë dhe qindra të plagosur, ka thënë  grupi monitorues i Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri.

Në mesin e të vdekurve janë të paktën 99 fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco