VIDEO/ E tmerrshme ajo që po ndodh në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim...”

VIDEO/ E tmerrshme ajo që po ndodh në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim...”

19:44, 23/02/2018
A+ Aa A-

Lufta në Siri ka shkaktuar viktima të shumta. Lufta vijon dhe fëmijët luftojnë për të mbijetuar.

Bombardimi 5 ditor nga forcat qeveritare siriane thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 civilë në zonën e Ghouta Lindore të mbajtur nga rebelët.

Qeveria po përpiqet që të pastrojë nga rebelët zonën, që është shtëpia e rreth 393,000 njerëzve. Dhe këta fëmijë janë pjesë e kostos së njeriut.

BBC ka titulluar reportazhin e saj mbi fëmijët në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim.”

Një reportazh dedikuar fëmijëve sirianë. Noor dhe Alaa janë dy  nga fëmijët, shtëpia e të cilëve është goditur nga një sulm ajror.

 “Aeroplanët luftarakë bombarduan shtëpinë tonë”,  thonë fëmijët, që kanë marrë plagë nga shpërthimet.

 “Sulmet e trupave qeveritare janë të pamëshirshme”, shkruan BBC, duke shtuar “fëmijët janë viktimat.”

 “Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, shprehet doktoresha Amani Balour, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë.

Një nënë me lotë në sy thotë se po pret djalin e saj t’i vdesë.

“Të paktën do të shpëtojë nga dhimbet. Ai do të shkojë në parajsë. Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artani24/02/2018 01:16

Sikur keta femije te ishin amerikan apo izralian apo francez cfar do kishte ndodh nga komentaret shqipefoles duke nxjerr vrer ? Por meqe jane arab ska prob mir ju behet !? Njeriu esht njeri kudo qe vuan dhe vdes..

Shto koment

Denonco