Ambasada amerikane në Jeruzalen do të hapet në mesin e muajit Maj

Ambasada amerikane në Jeruzalen do të hapet në mesin e muajit Maj

17:13, 23/02/2018
A+ Aa A-

Dy zyrtarë të administratës së Presidentit Trump thonë se ambasada e re e SHBA në Jeruzalem do të hapet në maj të vitit 2018, në kuadër të 70 vjetorit të shpalljes së pavarësisë nga Izraeli.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson nënshkroi të enjten planin e sigurisë për ambasadën e re, ndërsa Kongresi është njoftuar të premten.

Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht planin dhe folën në kushte anonimiteti.

Një prerje shiriti për ambasadën e re është planifikuar në mes të majit. Izraeli shpalli pavarësinë më 14 maj 1948.

Hapja e ambasadës në maj shënon një përshpejtim domethënës. Zëvendëspresidenti Mike Pence kishte thënë më parë se ambasada do të hapej deri në fund të vitit 2019. Gjithashtu, Tillerson kishte thënë se mund të duheshin vite.

Fillimisht, ambasada do të përbëhet nga vetëm disa zyra brenda një objekti ekzistues të SHBA-së në Jerusalem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dah Jaku23/02/2018 21:51

Do marrë pjesë në inaugurim edhe dyshja EDram-LU.

Shto koment

Denonco