Legjenda e radios amerikane kundër Sorosit: Arrestojeni atë bir k*rve që ndërhyn në zgjedhjet e huaja

Legjenda e radios amerikane kundër Sorosit: Arrestojeni atë bir k*rve që ndërhyn në zgjedhjet e huaja

15:27, 23/02/2018
A+ Aa A-

Legjenda e radios amerikane Michael Savage iu bashkua prezantuesit të InfoWars, Alex Jones, të enjten, duke bërë thirrje kundër miliarderit të majtë George Soros, me kërkesën që ai “bir kurve i çmendur” të arrestohet për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Soros është një bir kurve i çmendur. Nuk e kuptoj se si ia del të përzihet me zgjedhjet në vende të tjera i pashqetësuar nga Interpol”, tha Savage. “Soros ka më tepër ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve se sa gishta ka dora. Ky është fakt! E prapë nuk dëgjojmë asnjë fjalë dhe kjo është pjesa më irrituese, pse Trump nuk merret me ndërhyrjet e Sorosit në zgjedhjet e huaja? Kjo është një veçanti midis Trump e Soros dhe nuk e kuptoj pse. Soros është një person që ndërhyn hapur në zgjedhjet e vendeve të tjera. Pse nuk e hetojnë?”

Kohët e fundit, The Guardian shkroi se Soros kishte dhuruar 400 mijë paund për një fushatë anti-Brexit:

“Investuesi ka qenë nën sulme të vazhdueshme që javën e kaluar, kur u zbuluan detaje për donacionet e tij për Best for Britain.

Soros, i cili i ka dhënë shumë nga pasuria personale organizatës së tij për të drejtat e njeriut, Open Society Foundations, tha se kishte marrë “kritika personale të helmatisura”. Disa thonë se gjuha e përdorur kundër tij u ngjan sulmeve antisemite kundër tij nga disa qeveri, si ajo e Hungarisë dhe Rusisë”.

Në një opinion të botuar nga Daily Mail dy javë më parë, Soros paralajmëroi kundër Brexit, duke deklaruar se “ky proces do t’i kthejë Britaninë dhe Evropën nga miq në armiq, të paktën gjatë periudhës së tranzicionit”.

“Para referendumit, Britania po ecte më mirë ekonomikisht se pjesa tjetër e Evropës. Por tani kjo është kthyer në të kundërt, me ekonomitë kontinentale që ecin fuqishëm përpara, ndërsa Britania ka mbetur prapa”, shtoi Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco