250 civilë të vrarë në tre dit nga forcat e Bashar al-Assad

250 civilë të vrarë në tre dit nga forcat e Bashar al-Assad

12:03, 22/02/2018
A+ Aa A-

Të paktën 250 civilë u vranë në tre ditët e fundit në Gutën Lindore nga sulmet e kryera nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gazetari i AA-së njofton se forcat e Assad-it edhe sot kanë vazhduar bombardimet e ashpra kundër rajoneve të populluara në enklavën e Gutës Lindore të kontrolluar nga forcat e opozitës siriane, ku jetojnë 400 mijë civilë për gjashtë vjet nën rrethim të plotë nga forcat e regjimit.

Përfaqësuesit lokal të Mbrojtjes Civile "Beretat e bardha" kërkojnë nën rrënoja dhe shprehin frikë se bilanci i të vrarëve sot mund të rritet.

Duke përdorur bomba shkatërruese fuçi dhe të gjitha armët në dispozicion, forcat e Assad-it në tre ditët e fundit kanë kryer të paktën 260 sulme në Gutën Lindore në të cilat u vranë të paktën 250 civilë.

Objektiv i sulmeve në tre ditët e fundit ishin 22 qendra shëndetësore kurse mbrëmë me bomba fuçi u godit edhe xhamia Nur në qendër të qarkut Duma.

Në të gjitha xhamitë në këtë enklavë u organizua dhurimi vullnetar i gjakut për nevojat qindra të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco