lufta në Siri, shefi i OKB kërkon ndalimin e bombardimeve në Goutas lindore

lufta në Siri, shefi i OKB kërkon ndalimin e bombardimeve në Goutas lindore

09:15, 22/02/2018
A+ Aa A-

 

Lufta në Siri shtonë  përditë viktimat. Bombardimet po bëjnë kërdine në zonen e Ghutas Lindore. Kjo ka shtyrë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të bëjë thirrje për fundin e menjëhershëm të luftimeve në enklavën e Goutas Lindore në Siri, duke e përshkruar situatën atje si "ferr në tokë".

"Besoj se Gouta Lindore nuk mund të presë", tha Guterres para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtij institucioni po i kërkohet të shqyrtojë një rezolutë, e cila do të kërkonte armëpushim 30-ditësh në Siri.

Gouta Lindore, në tre ditët e fundit, është duke u sulmuar nga forcat qeveritare të Sirisë, të mbështetura nga Rusia.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku 250 civilë, përfshirë 58 fëmijë, janë vrarë në Goutan Lindore që nga mbrëmja e 18 shkurtit dhe se 1,200 të tjerë janë plagosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco