U dënua padrejtësisht,pas 10 vitesh në qeli, bëhet avokat

U dënua padrejtësisht,pas 10 vitesh në qeli, bëhet avokat

05:52, 22/02/2018
A+ Aa A-

Pasi vuajti 10 vjet burg padrejtësisht, një i ri në nju Jork ka vendosur të bëhet avokat për të ndihmuar të gjithë ata që mund të gjenden në rrethana të njëjta me të.

Kur Xherret Adams ishte vetëm 17 vjeç, ai u dënua me 28 vite burg për një krim që nuk e kishte bërë. Dhe pse në burg, ai për vite u përpoq të vërtetonte se nuk ishte fajtor. Me anë të një organizate që monitoron sjelljen e të burgosurve, Xherret vërtetoi pafajësinë dhe doli nga burgu 10 vite më vonë. Gjatë kohës që ai qëndroi në qeli, Xherret i vuri qëllim vetes që do të vërtetonte pafajësinë.

Kështu që për vite me rradhë ai lexoi mijëra libra, gazeta, revista që kishin të bënin me ligjin dhe drejtësinë. I ngarkuar me padrejtësitë e viteve të vaujtjes, ai kur doli nga burgu vendosi të ndryshoje fatin e tij. Përfundoi studimet e larta për drejtësi dhe mori licensën e avokatit. Tanimë, ai ka hapur zyrën e tij ligjore në Nju Jork dhe ndihmon të gjithë ata që janë vënë përballë padrejtësive.Klanplus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco