FOTO/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 35 persona...

FOTO/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 35 persona...

19:08, 21/02/2018
A+ Aa A-

Rreth 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në provincën Kamana, në Peru.

Mediat lokale raportojnë se një autobuz me të paktën 45 pasagjerë ka rënë në një humnerë, në një lartësi prej 80 metrash.

Aksidenti ka ndodhur në atë që njihet si “kurba e Djallit” për shkak të kthesave të shumta dhe mjegullës që mbulon këtë autostradë.

Në 2 janar, në të njëjtin vend humbën jetën 52 persona në një tjetër aksident.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco