200 kg kanabis në ‘mes’ të Stambollit, arrestohen dy shqiptar

200 kg kanabis në ‘mes’ të Stambollit, arrestohen dy shqiptar

15:36, 21/02/2018
A+ Aa A-

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës.

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco