Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Po dëgjonte muzikë me kufje, vajza humb jetën nga goditja elektrike

Po dëgjonte muzikë me kufje, vajza humb jetën nga goditja elektrike

09:10, 21/02/2018
A+ Aa A-

Një studente humbi jetën në mënyrë tragjike ndërsa po dëgjonte muzikë me kufje.

Luiza Pinheiro, nga Brazili u dërgua menjëherë në spital por mjekët nuk ishin në gjendje ta rikthenin nw jetw.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares u gjet në dysheme nga një i afërm rreth orës 5 të pasdites.

Vajza thuhet se e kishte vendosur telefonin në karikim ndërsa po dëgjonte muzikë me kufje dhe dyshohet se "shkarkesë e madhe elektrike" mund t'i ketë marrë asaj jetën.

Gjyshja e vajzës tha se ata gjetën mbesën e saj pa ndjenja, të shtrirë në dysheme dhe me kufje në veshët e saj.

Të afërmit thanë gjithashtu se në atë kohë nuk po binte shi, por kishte rrufe.

Nuk është e qartë saktësisht se si vajza ishte goditur nga elektriciteti dhe shkaqet e vdekjes janë ende nën hetim

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco